Trusti del me një njoftim për ata që nuk kanë arritur të aplikojnë për 10%

Trusti del me një njoftim për ata që nuk kanë arritur të aplikojnë për 10%

Ekonomia December 13, 2020 - 13:59

Shumë qytetarë janë ankuar se llogaritë e tyre bankare nuk janë pranuar gjatë aplikimit për tërheqjen e 10 përqindëshit të kontributeve nga Trusti.

Sipas një njoftimi që ka bërë sot Trusti, thuhet se janë përditësuar të dhënat me informacionet nga bankat dhe se tani të gjithë ata që kishin telashe mund të aplikojnë, transmeton Zeri.info.

“Kontribuues të nderuar, sapo përfunduam përditësimin e të dhënave me informacione që i kemi marrë nga bankat dhe ju lutemi të provoni aplikimin. Nëse keni përsëri vështirësi në aplikim, ju lutemi na njoftoni që të hulumtojmë problemet dhe gjejmë zgjidhjet”, thuhet në njoftimin e Trustit.

Sipas njoftimeve nga Trusti, deri të shtunën, 230 mijë kontribuues kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve nga ky fond. Kjo u bë e mundur pas votimit të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike në Kuvendin e Kosovës. /Zëri