![Publikohet në Gazetën Zyrtare Ligji për rimëkëmbje, topi tash te TRUST-i](/uploads/zeri.info/images/2020/December/07/auto_auto_auto_auto_92461300_216577566112567_6643412193196900352_n1586181012159223063915954359461607361615.jpg)
Publikohet në Gazetën Zyrtare Ligji për rimëkëmbje, topi tash te TRUST-i
Ekonomia
December 07, 2020 - 18:18
Të premten është votuar Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, ndërsa të shtunën u.d. e presidentes Vjosa Osmani e ka dekretuar këtë ligj, raporton Zeri.info.
Pas kësaj, Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti) dha detaje për mënyrën e aplikimit për tërheqjen e 10% të kursimeve siç parashihet në këtë ligj, ndërsa tha se janë të obliguar që megjithatë të presin publikimin e këtij Ligji në Gazetën Zyrtare që më pas të lejohet aplikimi.
Kurse sot zyrtarisht ky ligj figuron në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, raporton Zeri.info.
TRUST-i ka njoftuar se procesi i aplikimit do të zgjasë katër muaj. /Zëri
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2020/December/07/auto_Capture1607361596.png)