Fillon dekorimi i shesheve të Prishtinës për festat e fundvitit

Fillon dekorimi i shesheve të Prishtinës për festat e fundvitit

Ekonomia November 19, 2020 - 12:02

Sheshet e Prishtinës kanë filluar të dekorohen për festat e fundvit. Punëtorët e kompanisë fituese të enjten kanë filluar me dekorimin e kryeqytetit, ndërsa që qytetarët kanë mendime të ndryshme nëse do të duhej dekoruar sheshet.

Edhe pse dekorimi i tyre ishte në dyshim këtë fundvit për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia, megjithatë dekorimi i tyre ka nisur paraditen e së enjtes.

Komuna e Prishtinës vitin e kaluar ka lidhur kontratë trevjeçare për dekorimin e shesheve të qytetit për festat e fundvitit.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 190 mijë euro, ndërkaq për secilin vit rreth 65 mijë.

Kryetari Shpend Ahmeti ditë më parë ka pyetur qytetarët në Facebook se si mendojnë ata që duhet të veprohet me këtë çështje.

Por, qytetarët e anketuar nga Ekonomia Online, kanë mendime të ndryshme nëse duhet dekoruar këtë fundvit sheshet.

Xhemajl Gerbeshi ka thënë se sivjet nuk është i nevojshëm dekorimi i i shesheve të Prishtinës për festat e fundvitit duke marr parasysh situatën me pandeminë.

Ai tutje ka thënë se më mirë është q se të hollat të shkojnë për punëtorët e sektorit privat që kanë humbur vendin e punës.

Ndërsa, Ramadan Ramadani mendon ndryshe, ai ka thënë se është e nevojshme të dekorohen sheshet, por jo të shpenzohet shumë, dhe një pjesë e të hollave të shkojnë për covid dhe për barna.

Komuna e Skenderajt është komuna e parë që ka njoftuar se këtë fundvit nuk do të ketë dekorime, për shkak të krizës nga pandemia dhe mjetet e parapara do të shpërndahen për familjet me kushte të rënda ekonomike./eo

Image