Aplikacioni i “Petrol Company”-s bashkë me superzbritjen që po ofron mirëpritet nga klientët

Aplikacioni i “Petrol Company”-s bashkë me superzbritjen që po ofron mirëpritet nga klientët

Ekonomia October 14, 2020 - 15:33

Menaxherja e marketingut në “Petrol Company”, Valentina Mekani, e ftuar në emisionin “Get Up – Stand Up” në “Radio Prishtina”, ka njoftuar për risinë e sapolansuar të kësaj kompanie.

Është aplikacioni i ri i “Petrol Company”-s, i cili ua bën të mundur klientëve t’i menaxhojnë pagesat, zbritjet dhe përfitimet që i kanë nga “Petrol Company”, si dhe të njoftohen me të gjitha ofertat që ofron “Petrol Company” në derivate nëpër markete dhe restorante.

“Me qëllim të ardhjes së tij e kemi caktuar që për një javë të gjithë klientët, të cilët janë të pajisur me kartelë bonos, por edhe ata që nuk janë të pajisur do t’i përfitojnë 8.5 centë zbritje”, tha Mekani.

Ajo ka treguar se ky aplikacion mund të merret nga ata që posedojnë “iPhone”, por edhe ata me “Android”.

“Krejt çka duhet të bëjnë është të hyjnë në ‘Playstore’ ose në ‘App Store’ dhe të kërkojnë aplikacionin e ‘Petrol Company’-s, ta shkarkojnë dhe të regjistrohen”, ka theksuar ajo. Mekani ka sqaruar se në momentin që shkon në pompë klienti identifikohet te punëtori, e tregon barkodin e llogarisë së vet në aplikacion, skanohet dhe përfitohet zbritja. /Zëri

Për më shumë ndiqeni intervistën në vazhdim: