ATK-ja vlerësohet lart në raportin e BE-së për Kosovën

ATK-ja vlerësohet lart në raportin e BE-së për Kosovën

Ekonomia October 14, 2020 - 14:50

Bashkimi Evropian, si çdo vit tjetër ka publikuar, raportin 2020 për Kosovën, në të cilin sa u përket të arriturave në pjesën e tatimeve kanë vlerësuar reformat në ATK, si reformimin e strukturës organizative, përmirësimin e proceseve për menaxhimin e mbledhjes së borxheve, si dhe trajtimin e sektorëve me rrezik të lartë.

Raporti në fjalë nënvizon edhe inkasimin e të hyrave për vitin 2019, për të cilat thuhet se është regjistruar progres i mirë në mbledhjen e tatimeve në vitin e kaluar, ku mbledhja e përgjithshme e të hyrave në raport me vitin 2018 është më e largët për 10,4%.

Po ashtu raporti ndër tjera vlerëson edhe zvogëlimin e stokut të borxheve, për të cilat thuhet se ATK-ja ka shënuar progres të konsiderueshëm në mbledhjen e borxheve tatimore për 44,5%. Veç të tjerash, raporti flet edhe për strategjinë për përmirësimin dhe rritjen e cilësisë së kontrolleve, si dhe për uljen e kohës mesatare të rimbursimit të TVSH-së në 20 ditë.

Si çdoherë tjetër, edhe këtë herë është vlerësuar avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, me theks zgjerimi i shërbimeve përmes sistemit elektronik EDI.

Raporti i BE-së për Kosovën është instrument me anë të së cilit Bashkimi Evropian mat progresin e një vendi në zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim dhe në përmbushjen e agjendës evropiane brenda vitit kalendarik. /Zëri