Ekzekutohen mbi 37 milionë euro për subvencionimin e pagave për bizneset

Ekzekutohen mbi 37 milionë euro për subvencionimin e pagave për bizneset

Ekonomia October 13, 2020 - 16:01

Ka nisur sot ekzekutimi i 60 milionë eurove të ndara nga Qeveria e Kosovës për përkrahjen e bizneseve.

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka njoftuar se sot ka ekzekutuar pagesën e parë prej 37.710.730 milionë eurove për 15.745 biznese, të cilat i kanë plotësuar kushtet në këtë fazë sipas programit për rimëkëmbje ekonomike, transmeton “Zeri.info”.

Sipas njoftimit, pjesa tjetër e vendimit do të zbatohet në ditët në vijim, ku do të përfitojnë të gjitha bizneset, të cilat kanë aplikuar sipas kritereve të parapara. /Zëri