Nga Ministria e Financave tregojnë se kur nis shpërndarja e 60 milionë eurove për pagat e bizneseve

Nga Ministria e Financave tregojnë se kur nis shpërndarja e 60 milionë eurove për pagat e bizneseve

Ekonomia October 13, 2020 - 13:39

Qeveria e Kosovës ka ndarë 60 milionë euro për subvencionimin e pagave për bizneset aktive.

Ky vendim, i cili është marrë para disa javësh, është pjesë e rimëkëmbjes ekonomike për shkak të pandemisë COVID-19.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë për “Zërin” se mjetet e ndara për bizneset pritet të shpërndahen më së largu deri të mërkurën.

“Më së largu deri nesër pritet të nisë shpërndarja e 60 milionë eurove për subvencion të pagave sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Krasniqi për “Zërin”.

Sipas këtij vendimi, ndarja bëhet për subvencionimin e pagave për biznese aktive, duke u bazuar me numrin e të punësuarve, të deklaruar në deklaratën e tatimit të muajit dhjetor 2019. /Zëri