Mbi 639 mijë qytetarë janë kontributdhënës në Trust

Mbi 639 mijë qytetarë janë kontributdhënës në Trust

Ekonomia October 12, 2020 - 18:26

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, i cili do t’i mundësojë qytetarëve tërheqjen e një pjesë të kursimeve nga Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trust).

Pas shumë kërkesave nga shoqëria civile dhe mediat, për numrin e kontribuuesve Trust-i sot ka publikuar të dhënat e kërkuara, ku sipas tyre numri i kontribuuesve është mbi 639 mijë qytetarë.

Sipas statistikave, janë mbi 100 mijë qytetarë të cilët kanë kursime deri në 100 euro, ndërsa vlera më e lartë e kursimeve në Trust është mbi 20 mijë euro nga rreth 13 mijë qytetarë.

Sipas Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike të gjithë ata që kanë kursime në Trust, kanë të drejtën e tërheqjes së 10 për qind të kursimeve, kjo mund të bëhet pasi Projektligji kalon edhe në lëxim të dytë në Kuvend.

Më poshtë sjellim statistikat e publikuara nga Trust-i. /Zëri

Image