Nga sot pensionistët obligohen të lajmërohen në zyrat e pensioneve
Foto: Laura Hasani

Nga sot pensionistët obligohen të lajmërohen në zyrat e pensioneve

Ekonomia October 01, 2020 - 10:26

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar se pensionistët ishin të liruar nga lajmërimi në zyrat e pensionisteve për shkak të pandemisë. Nga sot ata janë të obliguar të lajmërohen në zyrat e MPMS-së në komunat ku jetojnë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, nëse pensionistët nuk lajmërohen deri në fund të muajt tetor, atëherë do të veprohet sipas ligjeve që janë në fuqi, shkruan “Zeri.info”.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), përmes këtij njoftimi, njofton të gjithë pensionistët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë qenë të obliguar të lajmërohen në zyrat e pensioneve gjatë periudhës janar – 30 shtator 2020 e që për shkak të pandemisë COVID-19 kanë qenë të liruar nga ky obligim, se duke filluar nga data 1 tetor 2020 obligohen që të paraqiten në zyrat e pensioneve të MPMS-së në komunat ku ata jetojnë. Në të kundërtën, do të veprohet sipas ligjeve që janë në fuqi, që do të thotë se ata pensionistë që kanë pasur të lajmërohen gjatë periudhës së lartcekur e nuk lajmërohen deri në fund të muajit tetor 2020 do të suspendohen nga pagesa”, thuhet në komunikatë. /Zëri