Infektuar: 17009
Shëruar: 14716
Vdekur: 656
UNDP-ja dhe Kuvendi i Kosovës shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

UNDP-ja dhe Kuvendi i Kosovës shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

Ekonomia September 14, 2020 - 16:12

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë me një uebinar të titulluar: “E ardhmja që duam të shohim – demokracia dhe sundimi i ligjit në kohë krize”, që do të mbahet më 15 shtator, nga ora 15:00.

“Pjesëmarrësit do të diskutojnë rreth ndikimit të Covid-19 në kontekstin e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, dhe do të identifikojnë mundësi të reja për një qeverisje më të mirë, dialog social, dhe forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit, dhe të drejtave të njeriut që janë gurthemel i zhvillimit të qëndrueshëm”, thuhet në njoftimin e UNDP-së, përcjell Zeri.info.  /Zëri/