Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Nga 1 gushti hiqet Kartoni i Gjelbër për bashkatdhetarët që vinë në Kosovë

Nga 1 gushti hiqet Kartoni i Gjelbër për bashkatdhetarët që vinë në Kosovë

Ekonomia July 29, 2020 - 18:19

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të mbulojë shpenzimet e Kartonit të Gjelbër për bashkatdhetarët që vinë në Kosovë.

Ministrja e Financave ka bërë të ditur se Qeveria ka marrë vendim që të mbulojë shpenzimet e Kartonit të Gjelbër për bashkatdhetarët nga 1 gushti deri më 31 dhjetor të këtij viti, transmeton Zeri.info

“E kemi lidhur një marrëveshje mes mënyrë që të lentsojmë ardhjen e bashkatdhetarëve tanë të cilët janë subjekt i Kartonit të Gjelbër të cilët duhet të paguajnë sigurime shtesë sa herë që hynë në Kosovë. Si Ministri e Financave me kërkesë të kryeministrit të Kosovës kemi marr barrën e mbulimit të primit duke filluar nga data 1 gusht deri 31 dhjetor të këtij viti”, ka thënë Bajrami në një konferencë për media.

Ajo sqaroj se bashkatdhetarët tanë mund ta marrin primin online në faqen e Byrosë Kosovarë të Sigurimeve dhe ata do t’i kalojnë pritjet e gjata në kufi./Zëri