Infektuar: 15574
Shëruar: 13492
Vdekur: 625
53 milionë euro për Bujqësisi dhe Zhvillim Rural

53 milionë euro për Bujqësisi dhe Zhvillim Rural

Ekonomia June 19, 2020 - 18:07

Është nënshkruar Programi për Zhvillim Rural dhe ai i Pagesave Direkte në vlerë 53 milionë euro për sektorin e bujqësisë.

Në praninë e kryeministrit, Avdullah Hoti ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, nënshkrimoi Programin për Zhvillim Rural dhe Programit të pagesave direkte.

Hoti e vlerësoi shumë të rëndësishëm këtë program për shkak të dëmeve të shkaktuara nga pandemia. Sipas tij vetëm në rastet kur izolohemi e shohim rëndësinë e prodhuesve tonë.

“Kjo çështje është e rëndësisë së veçantë, duke pasur parasysh kushte nëpër të cilat kemi kaluar gjatë këtyre tre -katër muajve të fundit si rezultat i pandemisë, ku bujqit, fermerët kanë kaluar në një periudhë të vështirë, ku kulturat bujqësore të hershme në pranverë pothuajse kanë shkuar krejt pa pasur mundësi të dalin në treg, e pastaj edhe për shkak të të reshurave të fundit, breshrit”, ka thënë ai.

Hoti, tha se ky fond është vetëm ndihmë e rregullt e Ministrisë së Bujqësisë, pasi që me pakon e rimëkëmbjes ekonomike kjo pako do të dyfishohet.

“Kjo që nënshkruani sot është pjesë e buxhetit të rregullt të Ministrisë së Bujqësisë për programin bujqësor, ndërkaq sapo të miratohet Buxheti në Kuvendin e Kosovës të cilin e kemi kaluar në Qeveri tash shpejt, në kuadër të Fondit që është 384 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike si ndihmë bizneseve, qytetarëve dhe bujqve, pjesa e bujqësisë do të ketë një përkrahje të konsiderueshme në ato masat që besoj i keni pa në programin tonë për rimëkëmbje ekonomike”, deklaroi ai.

Ministri Mustafa tha se përkrahja e bujqësisë dhe zhvillimit rural siguron qëndrueshmëri financiare, por edhe përfitim ekonominë dhe shtetin e Kosovës. Ndërsa premtori përkrahje për këtë kategori për t’u përballur me dëmet e shkaktuara nga pandemia.

“Janë këta fermerë dhe këto agro-biznese që prodhojnë ushqimin tonë, nga toka jonë, për familjet tona. Duke theksuar të vetëdijshëm për sidat dhe dëmet financiare që ka shkaktuar COVID—19 për sektorin e bujqësisë, me angazhimin dhe miratimin personal të kryeministrit Hoti, bujqësia do të përfshihet me një shumë substanciale, në formë të subvencioneve, në Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, që pritet të miratohet dhe zbatohet së shpejti”, tha ai.