Infektuar: 15574
Shëruar: 13492
Vdekur: 625
Verifikohen peshoret e mullinjve para sezonit të korrje-shirjeve

Verifikohen peshoret e mullinjve para sezonit të korrje-shirjeve

Ekonomia June 18, 2020 - 12:02

Në mullinjtë e Kosovës janë verifikuar peshoret para se të nisë sezoni i korrje-shirjeve, me qëllim që fermerët të jenë të mbrojtur dhe peshat të maten saktë.

Verifikimi i tyre është bërë nga Inspektorati i Tregut dhe Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Sipas komunikatës nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, kryeshefi i Agjencisë së Metrologjisë, Ferki Fejza, tha se ky është edhe një hap tutje në mbrojtjen e konsumatorit, që sipas tij është prioritet i ministrit Vesel Krasniqi.

“Verifikime të tilla do të bëhen edhe në ditët e ardhshme, që të mbrohet konsumatori nga mashtrimet e mundshme”, ka thënë Fejza.

“Inspektorati dhe Agjencia e Metrologjisë e Kosovës bëjnë thirrje që të gjithë përdoruesit e mjeteve matëse të verifikohen që të zbatohet Ligji për Metrologji”, thuhet në komunikatë. /Zëri