Infektuar: 15574
Shëruar: 13492
Vdekur: 625
MPMS-ja zotohet se do të ndihmojë ekonomitë familjare të prekura nga pandemia

MPMS-ja zotohet se do të ndihmojë ekonomitë familjare të prekura nga pandemia

Ekonomia June 16, 2020 - 16:18

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, gjatë ditës ka pritur në takim  përfaqësuesit e BSPK-së, ku temë diskutimi në këtë takim ishte gjendja ekonomike e krijuar gjatë kohës së pandemisë me COVID-19, përcjell “Zeri.info”.

Përfaqësuesit e BSPK-së, Avni Hajdinj, Ymer Ymeri dhe ministri Skender Reçica, u dakorduan për fuqizimin e dialogut social nëpërmjet Këshillit Ekonomik Social, me qëllim të avancimit dhe mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve në përgjithësi.

Në fund të takimit, Reçica dhe përfaqësuesit e BSPK-së, janë zotuar se do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar ekonominë e vendit, e njëkohësisht edhe ekonomitë familjare të punëtorëve për tejkalimin e kësaj situate.