Trusti sqarohet për 10-përqindëshin
Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka sqaruar se deri tani nuk ka asnjë vendim për tërheqjen e 10-përqindëshit.
Sqarimi vjen pasi ky institucion ka pasur fluks të madh të qytetarëve gjatë këtyre ditëve për çështjen e 10-përqindëshit, që është deklaruar nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.
“Ju njoftojmë se nuk ka ende asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e 10%-shit, andaj nuk ka mundësi askush ende t’i tërheqë mjetet nga Trusti. Ne do t’ju njoftojmë me kohë për çdo ndryshim”, thuhet në sqarimin e Trustit.
Përmes reagimit Trusti ka kërkuar nga qytetarët të shmangin vizitat në zyra për çështjen e 10-përqindëshit, pasi kështu po vështirësohet tejet shumë shërbimi i kontribuuesve, kjo për shkak të kufizimeve që janë në fuqi nga pandemia e COVID-19. /Zëri