Dogana s’i lejon kamionët me mallra serbe të hyjnë në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Dogana s’i lejon kamionët me mallra serbe të hyjnë në Kosovë

Ekonomia June 01, 2020 - 15:11

Duket se vendimi i Qeverisë për të zbatuar reciprocitet tregtar me shtetin serb ka dhënë “frytet” e para në terren.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, për “Zeri.info” e ka konfirmuar se 15 mauna me origjinë nga Serbia nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë.

“15 mauna nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë, pasi nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet”, ka thënë shkurt Stavileci.

Qeveria e Kosovës, nga 31 marsi, u ka vendosur reciprocitet të plotë tregtar mallrave me origjinë nga Serbia. Të gjitha maunat që do të eksportojnë mallra në Kosovë në mbishkrimin e destinimit të mallit duhet ta kenë të shënuar “Republika e Kosovës”.

E njëjta vlen edhe për mallrat e eksportuara nga Kosova në Serbi.