Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Në Maqedoni rënie drastike e çmimit të naftës, dizeli 73 cent

Në Maqedoni rënie drastike e çmimit të naftës, dizeli 73 cent

Ekonomia March 23, 2020 - 20:38

Përderisa kohëve të fundit në Kosovë ka pasur një rënie të ndjeshme të çmimit të karburantëve, në shtetin fqinj, Maqedonia Veriore, ulja e çmimeve ka shënuar rekord, transmeton Zeri.info.

Në të vertetë, që nga dita e nesërme, nje litër naftë në këtë shtet do të shitet me çmim prej vetëm 73 cent, derisa benzina do të shitet me 75 cent.

Por këto çmime kanë gjasa që të ulen edhe më tutje në ditët në vijim, duke marrë parasysh rënien e çmimit të karburantëve në tregjet botërore nën 30 dollarë për fuqi dhe çmimi i naftës në Maqedoni në krahasim me çmimet në Kosovë, ka një dallim mjaft të masd, pasi tek ne çmimi sillet mes 92 dhe 95 cent për liter./ZERI