
Komuna e Vushtrrisë ndan 120€ pako mbështetje për çdo fëmijë të porsalindur
Ekonomia
February 19, 2020 - 13:30
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri sot ka bërë të ditur se Komuna e Vushtrrisë do të mbështetë secilin çift vushtrrias me fëmijë të porsalindur, ku synohet të blihet 1 shtrat ose një pako me mjete të nevojshme për të porsalindurit.
“Qëllimi i kësaj mase është që çdo fëmijë i lindur në Vushtrri, pavarësisht kushteve ekonomike të prindërve, të filloj jetën në shtrat të njëjtë”, u shpreh Tahiri.
Sipas vlerësimeve, në qytetin e Vushtrrisë janë afër 600 lindje në vit dhe kjo masë pritet ti kushtojë buxhetit komunal rreth 72,000€.