Kosova Motors importues zyrtar i Hyundai Motor Company

Kosova Motors importues zyrtar i Hyundai Motor Company

Ekonomia February 11, 2020 - 14:28
Kosova Motors JSC, nga 1 janari i këtij viti, është bërë importuesi i vetëm zyrtar i Huyndai Motor Company për Republikën e Kosovës.

Marrja e përfaqësisë së Hyundai Motor Company për Kosovë është bërë duke dëshmuar edhe një herë besueshmërinë, përkushtimin dhe përvojën e gjatë cilësore në treg të Kosova Motors.

Në këtë pikë shitëse, Kosova Motors ofron modelet më të fundit të veturave të reja të Hyundai, bashkë me servisimin e tyre, si i autorizuari i vetëm për të gjitha veturat me garancion dhe ato jashtë garancionit.

Drejtori i përgjithshëm i Kosova Motors, Driton Zairi, është shprehur shumë i kënaqur me arritjen e këtij standardi të ri për kompaninë të cilën e udhëheqë.

“Jemi shumë krenarë që qendra jonë automobilistike, krahas afarizmit të suksesshëm me brendin botëror Ford, tash ofron edhe veturat e brendit Hyundai. Kjo dëshmon që kompania jonë është shumë profesionale dhe punon çdo ditë që të ofrojë cilësi dhe seriozitet në punë. Pa dyshim që Kosova Motors, tash është e para në tregun ballkanik për qasjen serioze në relacion me brendet botërore”, ka theksuar Zairi, para pjesëmarrësve në hapjen e solemne të qendrës së re shitëse dhe servisuese Hyundai.

Zairi ka shtuar se qëllimi kryesor i Kosova Motors është të ketë klientë të kënaqur.

“Jemi shumë të përkushtuar të ofrojmë shërbime kualitative në servisim dhe mirëmbajtje për të gjithë klientët tanë. Qëllimi jonë është të mbajmë klientët të kënaqur”, ka nënvizuar ai.

Qendra e re shitëse dhe kontrolluese e Hyundai, gjendet në kilometrin e katërt të rrugës magjistrale Prishtinë – Ferizaj, afër sallonit shitës të Ford.

Me hapjen e kësaj qendreje, Kosova Motors JSC është shndërruar në pikë profesionale automobilistike në tregun kosovar, me ofertë shumë të pasur të veturave dhe shërbimeve, në njërin prej objekteve më moderne në vend.

Ky është artikull i sponsorizuar.