Sëmundjet tek kultura e specit
Speci renditet si një prej kulturave më të rëndësishme perimtare në Kosovë. Regjioni i Anadrinit prinë me sipërfaqen më të madhe të mbjellur me spec, përfshirë fshatrat si Krusha e Madhe, Krusha e Vogël dhe shumë fshatra tjera të komunës së Gjakovës dhe Rahovecit.
Speci kultivohet në dy mënyra: në ambiente te mbrojtura si dhe në fushë të hapur. Per shkak të ndryshimeve agrologjike që kanë ndodhur javën e kaluar dhe prezencës së lagështisë, janë paraqitur rreziqe që mund të jenë shkaktare të sëmundjeve te kjo kulturë.
Sipas IPKO - Parashikimit Agrologjik, nga stacioni i vendosur ne Krushë, janë gjeneruar të dhëna gjate javës se kaluar, që lidhen ngushtë me kultivimin e Specit. Përveç breshrit të rënë që ka sjellë dëme të mëdha, ka pasur edhe reshje të shiut të cilat ishin 75% prezente. Kjo lagështi ka ndikuar në rritjen e prezencës së ujit në sipërfaqen e gjetheve, duke i lënë ato të lagura, gjë qe ka rezultuar në rritjen e probabilitetit të shfaqjes së infeksioneve në bimë.
Sëmundjeve si kalbëzimi i hirtë (Botrytis cinerea) ju nevojitet vetëm lagështi dhe me pas nxehtësi për të shtuar aktivitetin e infeksionit. Nga stacioni agrologjik i vendosur në Krushë prej 11 deri më 14 Korrik, kushtet p,r shfaqjen e kalbëzimit të hirt, tek speci, kanë qenëe pothuajse 100%. Ndërsa ditëve të tjera të javës së kaluar, këto rreziqe janë manifestuar në shkallën nga 25% deri në 75%.
Gjatë kësaj jave, kushtet agrologjike do të jenë pothuajse të njëjta me javën e kaluar. Do të ketë vranësira të kohëpaskohshme, diell dhe reshje minimale. Kjo ndihmon në fazën e dytë të zhvillimit të infeksionit te kalbëzimi i hirtë si dhe prezencën e sëmundjes së Fitoftores (Phytophthora capsici) te speci.
Fermerët duhet të marrin masa duke aplikuar preparate mbrojtëse përmes spërkatjeve kundër këtyre sëmundjeve. Konsultimi me ekspertët e mbrojtjes së bimëve, do të ndihmonte në zgjedhjen e preparateve të duhura.
“IPKO-Parashikimi Agrologjik” ofron të dhëna të përpunuara për kushtet klimatike, të cilat do të jenë specifikisht në funksion të bujqësisë dhe në shërbim të të gjithë fermerëve të Kosovës. Për të pranuar informatat e përpunuara përmes SMS-ve, fermerët duhet të regjistrohen në bazën e të dhënave të IPKO-s duke dërguar e-mail në [email protected]. Fermerët të cilët nuk posedojnë numër të IPKO-s, do të pajisen edhe me nga një numër të IPKO-së (Pa pagesë).
Ky është artikull i sponsorizuar.