Komuna e Ferizajt, 246 punëtorë me kontrata mbi vepër

Komuna e Ferizajt, 246 punëtorë me kontrata mbi vepër

Ekonomia July 04, 2019 - 08:06
Image

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka identifikuar se, duke u bazuar në pasqyrat vjetore financiare (PVF), Komuna e Ferizaj ka shpalosur të dhëna për 188 punëtorë të angazhuar me marrëveshje për shërbime të veçanta (MSHV). Nga Zyra e personelit me kërkesën e auditorit janë prezantuar raportet/dëshmitë se vetëm 53 punëtorë kanë qenë të angazhuar me marrëveshje për shërbime të veçanta. Ndërsa duke u bazuar në të dhënat e Thesarit (regjistri i furnitorëve), ZKA-ja konsideron se Komuna ka paguar 246 punëtorë për shërbime intelektuale dhe për shërbime kontraktuese tjera në vlerë prej 292.247 eurove, shkruan gazeta "Zëri".

Shkelje të shumta ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2018 për Komunën e Ferizajt.

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka identifikuar se, duke u bazuar në pasqyrat vjetore financiare (PVF), Komuna e Ferizaj ka shpalosur të dhëna për 188 punëtorë të angazhuar me marrëveshje për shërbime të veçanta (MSHV). Nga Zyra e personelit me kërkesën e auditorit janë prezantuar raportet/dëshmitë se vetëm 53 punëtorë kanë qenë të angazhuar me marrëveshje për shërbime të veçanta. Ndërsa duke u bazuar në të dhënat e Thesarit (regjistri i furnitorëve), ZKA-ja konsideron se Komuna ka paguar 246 punëtorë për shërbime intelektuale dhe shërbime kontraktuese tjera, në vlerë prej 292.247 eurosh. “Sipas Rregullës Nr. 01/2013 për Shpenzimin e Parasë Publike, Neni 35.4.5 përcakton që organizata buxhetore duhet të plotësojë një formular, në të cilin specifikohet që është zbatuar testi i marrëdhënies së punës dhe që individi nuk është në marrëdhënie pune dhe pagesa është blerje e shërbimeve për organizatën buxhetore. Në gjashtë raste të audituara kemi identifikuar se ky test nuk është zbatuar me rastin e angazhimit.

Gjithashtu kemi identifikuar se angazhimi me marrëveshje për shërbime të veçanta kryesisht është bërë në programet e përhershme të punës, si ofiqarë, inspektorë, zyrtarë të lartë, regjistrues, anketues etj. Rreziku për mbulimin e pozitave të rëndësishme me marrëveshje të përkohshme rezulton me performancë dhe me monitorim të dobët të stafit dhe rrit pasigurinë nëse në pozitat e tilla është angazhuar stafi adekuat”, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri”. Aty më tutje thuhet se në mungesë të konkurrencës së mirëfilltë cilësia e shërbimeve të ofruara mund të jetë e nivelit të dobët dhe objektivat e organizatës të mos arrihen. “Kryetari duhet t’i rishikojë nevojat reale për angazhim të punëtorëve me kontrata për shërbime të veçanta. Nevoja për staf shtesë për pozitat e karrierës duhet të analizohet dhe nëse rritja e numrit të stafit është e domosdoshme, kjo të inkorporohet edhe në planifikimet buxhetore. Barrierat eventuale lidhur me rritjen e stafit duhet të diskutohen edhe me Ministrinë e Financave dhe me pjesëmarrësit tjerë. 3.1.4. Subvencionet dhe transferimet”, rekomandon ZKA-ja, shkruan tutje "Zëri".

Ndryshime në paramasën e projekteve të kontraktuara

Më tutje në raportin e ZKA-së thuhet se në 14 raste të audituara Komuna ka ndryshuar paramasën e projekteve të kontraktuara pa aprovimin paraprak të ZKA-së, duke mos respektuar kërkesën e Udhëzuesit Operativ të Prokurimit, Neni 61.23, i cili parasheh që ndryshimi i kontratës nuk do t’i lëshohet operatorit ekonomik para marrjes së aprovimit nga ZKA-ja dhe zotimit të mjeteve për kontratën e amendamentuar. Praktika e tillë ka ndodhur për shkak të planifikimit jo të duhur të projekteve para nënshkrimit të kontratës. Sipas ZKA-së, dobësitë në planifikim dhe në realizim të aktiviteteve të prokurimit mund të ndikojnë negativisht në aspektin buxhetor dhe në zbatim të kontratave. Auditori rekomandon se kryetari duhet të ketë një qasje gjithëpërfshirëse në trajtimin e këtij problemi, duke vendosur mekanizma efektivë për respektimin konsekuent të rregullave të prokurimit në lidhje me menaxhimin e kontratave.

Vonesa në pagimin e faturave

Sipas Nenit 39.1 të Ligjit Nr. 03/L-048 për MFPP, çdo faturë e vlefshme dhe kërkesë për pagesë për mallra dhe për shërbime të furnizuara dhe/ose për punët e realizuara për organizatën buxhetore duhet të paguhet brenda tridhjetë (30) ditëve kalendarike pas pranimit të faturës. Faturat e pranuara në shtatë raste për mallra, shërbime dhe në 10 raste nga investimet kapitale nuk janë paguar në afatin e paraparë ligjor për shkak të mungesës së mjeteve të buxhetuara.

Sipas ZKA-së, vonesat në realizimin e pagesave rrisin rrezikun që Komuna të jetë objekt i padive gjyqësore dhe mund të bartë edhe shpenzime shtesë. Gjithashtu mund të pajisen edhe me pagesa direkt nga Thesari, që reflektojnë harxhimin e mjeteve që janë destinuar për qëllime tjera. “Kryetari të sigurohet që të gjitha faturat paguhen brenda afatit ligjor dhe porositja e mallrave, punëve ose shërbimeve bëhet vetëm atëherë kur Komuna paraprakisht i siguron fondet ose ndan mjetet buxhetore të mjaftueshme për pagesë”, rekomandon auditori./ZËRI