Adria drejt falimentimit, sllovenët po kërkojnë që ajo të merret përsëri nga shteti

Adria drejt falimentimit, sllovenët po kërkojnë që ajo të merret përsëri nga shteti

Ekonomia qershor 24, 2019 - 19:24
Detajet

Alenka Bratusek, ministre e Infrastrukturës, thotë se do të sigurojë funksionimin normal të linjave kryesore në rast të dështimit të kompanisë.

Adria Airways, linja ajrore sllovene në pronësi të fondit të investimeve gjermane 4K Invest, është para falimentimit ndësa figurave publike në Slloveni po i’u bëhet thirrje për ri-shtetëzimin e kompanisë. Ekspertët e aviacionit, si Alena Shcuriq nga portali Tangosix, pretendon se vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë kompaninë kombëtare ajrore sllovene.

“Në qoftë se Sllovenia nuk e rinacionalizon Adriann, ajo nuk do të mbijetojë, dhe zyrat që kanë marrë kompaninë e kanë marrë atë në gjendje shumë më të keqe se kur u shit për fondin 4K Invest”, shpjegon Shcuriq.

Kjo situatë është rezultat i një sërë gabimesh që fondi ka kryer që nga marrja e Adrias, dhe se situata është mjaft dramatike konfirmohet në deklaratën nga ministrja sllovene e Infrastrukturës Alenka Bratusek, e cila tha se ministria po bënë përgatitjet për të siguruar funksionimin normal të disa prej linjave ajrore kryesore në rast të dështimit të Adrias. Ajo shtoi se zgjedhja e blerësit për Adria Airways nuk ishte më e mira.

“Fraport” në gjendje gatishmërie

Ngjarjet po monitorohen nga afër në Fraport Slovenia, i cili menaxhon aeroportin e Lubjanës. “Nëse humbim partnerin më të madh të biznesit, ne kemi një plan për të zëvendësuar trafikun”, tha Fraport.

“Pavarësisht situatës aktuale dhe informacioneve alarmante në media, theksojmë se trafiku ajror ekziston kryesisht për shkak të nevojave të tregut, kërkesave për transportin ajror, e cila flet në favor të ruajtjes së këtyre linjave që janë janë me intensitet tregu dhe potencialisht fitimprurëse”, shpjegoi Fraport Sllovenia, transmeton zeri.info.

Ata shtuan se dukshmëria e Sllovenisë në tregjet e huaja po rritet dhe për këtë arsye dhe interesimi për të udhëtuar drejt Sllovenisë. Kështu, sipas Fraport, nevoja për hapjen e lidhjeve ajrore të reja ose shtesë është gjithashtu në rritje.

Adria Airways aktualisht transporton 52 përqind të të gjithë udhëtarëve që udhëtojnë nëpër aeroportin e Lubjanës. Ata mund të fluturojnë nga Brniku me 12 operatorë ajrorë të rregullt dhe më shumë se 260 fluturime të rregullta javore në 27 destinacione në 20 vende.

Megjithatë, borxhet e Adria, sipas portalit Siol.net, arritën në 50 milionë euro dhe menaxhmenti aktual nuk mund të grumbullojë aq shumë para. Në fillim të këtij viti, u njoftua se, sipas raportit vjetor të biznesit, në vitin 2018, Adria Airways shënoi më shumë se 5 milionë euro humbje neto.

Në janar, Adria, e cila punëson rreth 400 persona, vetëm kontrollit të trafikut ajror i detyrohet më shumë se një milion euro, ndërkohë që huadhënësit e tjerë nuk duan të zbulojnë pretendimet e tyre, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve STA. Kompania, siç thuhet, nuk ka personel të mjaftueshëm, dhe pronarët dhe ish-udhëheqësit janë të lidhur me dështimin e kompanisë zvicerane Darwin Airlines, të cilën Adria e mori përsipër në vitin 2017.

Përveç kësaj, dyshohet se raporti financiar për vitin 2018 nuk pasqyron gjendjen reale të kompanisë. 

Konkurrenca është shumë e fortë

Alenka Bratusek tha se qeveria nuk ka mjetet për të ndihmuar Adrian deri në vitin 2021, sepse kompania ka marrë fonde shtetërore në vitin 2011.

Në përputhje me rregulloret e BE-së, qeveria e ka të ndaluar të ofrojë asistencë financiare shtesë për 10 vjet. Vonesa, anulimi i fluturimeve dhe kërkesa të shumta të udhëtarëve të dëmtuar për pagesën e taksave lënë një njollë të madhe mbi reputacionin e kompanisë.

Vera 2019 ka treguar fytyrën e vërtetë të Adrias pasi vetëm një nga tetë linjat e reja nga viti i kaluar mbijetoi (për Sofje), respektivisht 7 nga 8 linja janë mbyllur, e cila është më e larta në historinë e kompanisë, pretendon Tangosix. Portali ajror shton se Adria gjithashtu tregoi se nuk mund të përballojë konkurrencën./Zeri

Linku i artikullit