Merret vendim, Telekomi shkëput kontratën me Z-Mobile

Merret vendim, Telekomi shkëput kontratën me Z-Mobile

Ekonomia qershor 24, 2019 - 12:06
Lexoni detajet

Në protestën e organizuar nga Sindikata e Telekkomit, kryeshefi ekzekutivi i PTK-së, Bedri Istrefi ka bërë të ditur se kontrata 10-vjeçare me Z-Mobile do të shkëputet.

Telekomi ka marrë vendim që të shkëpus kontratën me Z-Mobile nga 30 korriku i këtij viti.

Lajmin e ka bërë publik Bedri Istrefi, kryeshef i Telekomit, para punëtorëve që po protestonin kundër vazhdimit të kontratës me Z-Mobile.

“Jemi ende në takim është duke u diskutuar se e kemi ftuar një kompani amerikane që të bëj një ekspertizë. Sot gjatë ditës kemi me njoftu edhe Z-Mobile që shkëputja e MsA vazhdon mw 30 korrik ndërsa pjesa tjetër e ekspertizës financiare pasi që është duke u diskutuar në mbledhje por për shkak të pjesëmarrjes suaj erdha t’au jap këtë lajm për shkëputjen e kontratës”, tha Istrefi.

Sot para Telekomit të Kosovës protestuan dhjetëra punëtorë që kërkuan që kontrata 10-vjeçare me Dardafonin të ndërpritet dhe që e njëjta të mos vazhdohet.