Hapet rruga që ishte e bllokuar në Kërvasari të Malishevës

Hapet rruga që ishte e bllokuar në Kërvasari të Malishevës

Ekonomia qershor 23, 2019 - 16:28
Lexo Detajet

Në kuadër të sanimit të dëmeve nga reshjet, është hapur për qarkullim rruga në fshatin Kërvasari, e cila lidhë fshatin, përkatësisht lagjen Kodrali, me pjesën tjetër të fshatit. Po ashtu është mbushur edhe një pjesë e urës, e cila është dëmtuar dhe qarkullimi mbi urë duhet të bëhet të kujdes të shtuar.

Këtë rrugë sot e ka vizituar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, me qëllim të njoftimin me gjendjen në terren, njofton Klan Kosova.

Rruga e dëmtuar, e cila ishte e shtruar me kubëza, ishte dëmtuar në tërësi dhe ka qenë e pakalueshme, e po ashtu edhe ura në këtë rrugë e cila lidhë lagjen Kodrali me pjesën tjetër të fshatit, ishte dëmtuar, në masë të madhe.

Në këtë rrugë, janë larguar kubëzat dhe dheu, si dhe është mbushur pjesa e epërme e urës, dhe tani mbi urë mund të kalojnë automjetet e vogla, por me kujdes të shtuar, pasi kjo urë është e dëmtuar në madhe të madhe.