
Pasuria e majme e kryetarit të Suharekës
Ekonomia
June 06, 2019 - 18:24
Lexoni detajet
Bali Muharremaj po del të jetë njëri ndër kryetarët më të pasur të komunave të Kosovës.
Kryetari i Suharekës po del të ketë prona të paluajtshme në vlerë më shumë se gjysmë milioni euro e ku të gjitha janë deklaruar në emër të tij, raporton “Zëri.info”.

Përveç deklarimit të këtyre pronave Muharremaj ka bërë të ditur që posedon edhe një veturë e cila vlen 10.000 euro e të cilën e ka blerë nga të hyrat.

Ndërsa për sa i përket të hyrave vjetore ai ka konfirmuar që pagë merr vetëm nga komuna e Suharekës. /ZËRI
