Nis aplikimi për rimbursim të kuponëve fiskal
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar qytetarët se nga dje ka nisur procesi i aplikimit për rimbursim nga kuponët fiskal që do të vazhdojë deri më 30 prill.
“Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit”.
Fituesit potencial do të rimbursohen me 10 përqind të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se 100 euro.
Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale 250 euro.