Autostrada “Ibrahim Rugova” pa ndriçim
Ndryshe nga autostradat e vendeve fqinje, ajo e Kosovës – Ibrahim Rugova, nuk ka ndriçim.
Jo shumë kohë pasi u inaugurua, filloi të dëmtohej.
Në autostradën “Ibrahim Rugova” u vodh një pjesë e ndriçimit .
Dikush mori transformatorin e kabllove, duke e lënë një pjesë të madhe të autostradës në terr.
E mungesa e ndriçimit dhe sinjalistikës
Profesori Halim Gjergjizi thekson mungesën e ndriçimit dhe sinjalistikës si një problem jetik për qytetarët:
“Mungesa e ndricimit dhe sinjalizimeve tjera që duhet ti ketë një autostradë është një mangësi jashtezakonisht e madhe. Për këtë pasojë kemi aksidente të shumta edhe shumicën e rasteve dmth pësojnë prap qytetarët.”
Ministria e Infrastrukturës na bën të ditur se kur do të rivendoset ndriçimi dhe cilat janë masat mbrojtëse që do të merren për të parandaluar përsëritjen e vjedhjes.
“Ne po punojmë qe sa me shpejt ti shpallim procedurat e tenderit diku brenda 2 javëve, të zgjedhim operatorin ekonomik i cili do beje rikthimin e gjendjes në të cilën ka qenë më parë”.
“Me qeverinë hungareze kemi arritur një marrëveshje, kemi marrë një kredi prej 5 deri në 6 milionë për vendosjen e kamerave të sigurisë. Ne, në shumë pika në autostradë dhe në rrugët regjionale do të vendosim kamera edhe me radar te cilët do ta masin edhe shpejtësinë mirëpo edhe do të monitorojnë të gjitha lëvizjet në komunikacion 24 orë.
“Ato do te monitorojnë edhe transformatorët e pas monitorimit besoj se nuk do ketë probleme të tilla.
Por a do të përfshihet në projektin e 6 milionëve edhe Autostrada Arben Xhaferi ?
“Të gjitha autostradat dhe të gjitha rrugët regjionale qe i menaxhon Ministria e Infrastrukturës do të monitorohen me kamera. Krahas edhe 5 vetura qarkulluese do të monitorojnë situatën në cdo vend.
Çdo veturë kudo që të fotografohet direkt do t’i dërgohet fotografia në shtëpi me dënimin dhe shkeljen që e ka kryer”.
Se sa do të jetë kostoja e këtij zëvendësimi nuk bëhet e ditur deri në përfundimin e studimit të paramasës dhe parallogarisë por duke qenë kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës, kjo punë do të kryhet sepse është jetike për qytetarët.
Eksperti i komunikacionit z. Nol Dedaj thekson rëndësinë e sinjalistës në rrugë nacionale dhe regjionale.
“Ne rruge nacionale dhe rruge regjionale kemi te bëjmë me mungese te sinjalizimit vertikal dhe horizontal.
“Drejtuesi i automjetit mundet me pranu informacione të gabueshme edhe me ardhë deri tek aksidentet e komunikacionit”
Ndërsa nga Ministria e Infrastrukturës theksojnë se:
“Këtë vit e kemi rritur buxhetin në Ministrinë e Infrastrukturës sa i përket sinjalistikës nga 1.7 në 4 milionë euro dhe po shpresojmë se këtë vit rrugët e Kosovës do jenë ndryshe, me vija të bardha anësore e jo vetëm në mes, do ti kenë të gjitha dritat sinjalizuese dhe besoj se do të arrijmë të krijojmë një standard krejt tjetër.”
Projekti i Autostradës “Ibrahim Rugova” i kishte kushtuar buxhetit të Republikës së Kosovës afro 1 miliard euro ndërsa ajo Arben Xhaferi ka një kosto përfundimtare prej 700 milionëve.