118 mijë euro akontacione për disa punëtorë të privilegjuar në KRM “Uniteti”, vetëm ish-kryeshefi 35 mijë (Dokument)

118 mijë euro akontacione për disa punëtorë të privilegjuar në KRM “Uniteti”, vetëm ish-kryeshefi 35 mijë (Dokument)

Ekonomia nëntor 18, 2018 - 19:47
Lexo Detajet

Kompania për menaxhimin e mbeturinave për regjionin e Mitrovicës “Uniteti” është në gjendje të rëndë financiare për shkak të keqmenaxhimit dhe keqpërdorimeve të bëra për shumë vite.

Kjo kompani edhe pse është e destinuar për menaxhimin e mbeturinave, rreth 40% e të punësuarve i përkasin sektorit të administratës dhe kanë rroga dy-tri herë më të larta se punëtorët e terrenit.

Punëtorëve shpeshherë u janë vonuar pagat, për shkak se menaxhmenti i kaluar ka lejuar ‘akontacione’/paradhënie për disa punëtorë të peivilegjuar të kompanisë, raporton Ballkani.info

Portali ka arritur të siguroj listën e ‘akontacioneve’, ku shihet se disa punëtorë i kanë obligime 118 mijë euro vetëm njësisë së Mitrovicës, shumë e barabartë me rrogat neto për tre muaj për gjithë punëtorët.

Listës së tyre i prinë ish Kryeshefi Ekzekutiv i kompanisë, Skender Tahiraj, i cili ka marrë rreth 35 mijë euro ‘akontacion’ nga kompani, që është shuma e rrogave neto për një muaj për 150 punëtorët e njësisë së Mitrovicës dhe punëtorët e administratës qendrore të kompanisë.

Vendin e dytë e zë kryepunëtori Sami Aliu me 10 mijë e 600 euro, i pasuar nga Bedri Bajrami me 8 730 euro, dhe Haki Peci e Fitim Ibrahimi me nga 7 mijë euro.

Image
Image
Image
Image
Image