Dogana e Kosovës bëhet transparente
FOTO: Driton Bulaku

Dogana e Kosovës bëhet transparente

Ekonomia nëntor 18, 2018 - 11:27
Detajet

Prej sot Dogana e Kosovës ka implementuar platformën OPEN DATA.

Kjo platformë ka të bëjë me transparencën për doganën si institucion.

Disa fjalë për këtë hap pati edhe i pari i këtij institucioni, Bahri Berisha.

“Dogana përmes kësaj platforme synon që të rris nivelin e transparencës, po ashtu të jemi institucion i cili tregon dhe ndan qartazi të gjitha informatat me publikun, gjithashtu ju bëj thirrje të gjitha palëve të interesit që nëse kanë propozime të na kontaktojnë ashtu që të rrisin platformën OPEN DATA me kategori të reja me qëllim që kjo platformë të jetë në funksion të qytetarëve dhe bizneseve kosovare”.

OPEN DATA do të ndahet në këto kategori:

– Bilancin tregtar ndër vite, ku të gjithë të interesuarit mund të gjejnë shkëmbimet tregtaretë Kosovës me të gjitha shtetet si në aspektin e importit po ashtu edhe në aspektin eeksport.

– CEFTA, kjo kategori tregon qartazi shkëmbimet tregtare të Kosovës me të gjitha vendetanëtare të cilat janë pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare të CEFTA-s.

– MSA, pasqyron aktivitetin e Doganës, respektivisht të gjitha të dhënat lidhur meimplementimin e marrëveshjes së stabilizim asocimit në aspektin e tregtar që nga prilli ivitit 2016.

– Performanca mujore/vjetore, është kategori që mundëson qasje të gjithë të interesuarvenë punën e Doganës dhe performacën tonë.

– Koha e zhdoganimit, tregon kohën që nevojitet për zhdoganimin e mallrave si në import poashtu edhe në eksport.