Fillon zëvendësimi i lëndës së parë serbe me ato të prodhuara në Kosovë.

Fillon zëvendësimi i lëndës së parë serbe me ato të prodhuara në Kosovë.

Ekonomia nëntor 17, 2018 - 13:47
Lexo tjera detaje

Qeveria e Kosovës në fillim të nëntorit ka marrë vendim për vendosjen e taksës doganore prej 10 për qind në të gjitha importet me prejardhje nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Vendosja e kësaj takse ka bërë  që kompania Frutex të përshpejtojë procesin e instalimit të linjës së  punimit të  frutave për të prodhuar lëndën e parë për prodhim të lëngjeve natyrale, e cila deri më tani ishte importuar kryesisht nga vendet e rajonit.

Ky  investim rreth 3 milion euro, është mbështetur me grante  edhe nga Ministria e Bujqësisë dhe Bashkimi  Evropian ku aty mund të përpunohen frutat  si:  mollë, dardhë,kumbulle, pjeshkë , rrush etj.

Frutex aktualisht ka të mbjella rreth 30 hektar me mollë dhe vishnje, por pjesën më të madhe të pemëve pret ti grumbulloj nga fermerët e Kosovës, prandaj kjo do të jete një mundësi e mirë për fermerët të cilët do të mund ti dorëzojnë prodhimet e tyre.

Kapaciteti i kësaj linje është 120 ton brenda 24 orëve dhe ky kapacitet do te jete i mjaftueshëm jo vetëm për nevoja të kësaj kompanie por edhe për prodhuesit e tjerë në   Kosovë./Artikull i sponzorizuar