BE-ja përkrah Kosovën edhe me 20 milionë euro
Ekonomia
November 07, 2018 - 17:29
Lexo Detajet
Bashkimi Evropian i ka ofruar edhe 20 milionë euro Termokos-it, me qëllim që të ketë ngrohje edhe në disa lagje të tjera në kryeqytet.
Kështu u tha nga zyrtarë të lartë të Zyrës së BE në Prishtinë gjatë një diskutimi për Efiçiencën e Energjisë, Kogjenerimin dhe projektin e ngrohjes së qytetit në Prishtinë.
Nga panelistët në këtë diskutim, u përkrah fuqishëm projektii i kogjenerimit.