Xhaferi Gashi i gëzohet rritjes së buxhetit të Obiliqit

Xhaferi Gashi i gëzohet rritjes së buxhetit të Obiliqit

Ekonomia gusht 03, 2018 - 20:23
Lexoni më shumë detaje

Komuna e Obiliqit do të ketë rritje të buxhetit për vitin 2019, sipas një mekanizmi të ri që është krijuar në Ligjin për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

“Më lejoni të u njoftoi se Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Financave, sot në Qarkoren Buxhetore 2019/02, njoftoi se nga viti 2019, Ligji për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit është krijuar mekanizmi për transferimin e pranimeve nga renta minerale e arkëtuar nga buxheti qendror për alokime në komunën e Obiliqit, e kështu buxheti për komunën tonë në vitin 2019, do të rritet plus 4,972.124€”, thuhet në njoftimin e kryetarit Gashi.

Ai më tutje ka falënderuar institucionet qeverisëse dhe të gjithë ata që punuan në realizimin e këtij ligji.

Image

Image