Ministri Hamza refuzon rritjen e rrogave për qeveritarët

Ministri Hamza refuzon rritjen e rrogave për qeveritarët

Ekonomia janar 30, 2018 - 18:38

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka vendosur të mos e zbatojë vendimin e qeverisë për rritjen e pagave.

Ky hap vjen vetëm një ditë pas daljes së konstatimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit se vendimi i marrë nga ekzekutivi është i kundërligjshëm.

Vendimi i Kryeministrit Haradinaj për rritje pagash të të gjithë kabinetit të tij shkaktoi reagime dhe polemika të shumta nga zyrtarët. /Klankosova/