Ministri Hasani në Tiranë, premton zhvillim ekonomik mes dy vendeve shqiptare

Ministri Hasani në Tiranë, premton zhvillim ekonomik mes dy vendeve shqiptare

Ekonomia dhjetor 11, 2017 - 21:39

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë pjesë në Tiranë në misionin tregtar “Ndërtimi i Urave bashkëpunuese mes bizneseve të Kosovës dhe të Shqipërisë”.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës gjithmon i kushton vëmendje bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendev shqiptare, transmeton Indeksonline.

Postimi i tij i plotë:

Sonte në Tiranë mora pjesë në misionin tregtar “Ndërtimi i urave bashkëpunuese mes bizneseve të Kosovës dhe të Shqipërsë” e cila u organizua nga Odat Ekonomike Amerikane të Kosovës dhe Shqipërisë. Krijimi i urave te bashkëpunimit në mes të bizeseve të të dyja vendeve është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Qeveria e Kosovës i kushton vëmendje të posaçme bashkëpunimit ekonomik në mes vendeve tona.

Ne si vende kemi shumë për të ofruar, dhe bashkarisht jemi shumë më konkurrues në tregun ndërkombëtar.