“Kosova A” bie nga sistemi, shkaktohen vështirësi në furnizimin me energji
Ekonomia
January 22, 2017 - 21:21
KEDS ka njoftuar se njësia A4 e Termocentralit Kosova A ka rënë nga sistemi, dhe përfundimisht sot nuk mund të kthehet.
Kjo ka bërë që automatikisht të jenë 130 MWh më pak në sistem, në kohën kur konsumi është më i lartë si pasojë e motit të ftohtë.
KEDS njofton se ka filluar menjëherë përpjekjet për të gjetur import shtesë, por pasi edhe vendet e tjera të rajonit po ballafaqohen me vështirësi kjo ka shkaktuar vështirësi në furnizim me energji.
“Ne i sigurojmë të gjithë konsumatorët se do të bëjmë çdo gjë që është e mundur që të minimizojmë efektin tek konsumatorët shtëpiak, të shkaktuara nga ky zhvillim i papritur”, thuhet në njoftimin e KEDS-it drejtuar mediave.