15 vende të reja pune dhe mundësi për qindra fermerë

Ekonomia December 15, 2016 - 21:26

Ministri i Punës dhe Mirëqenës Sociale, Arban Abrashi, përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, ka njoftuar për inaugurimin e qendrës për ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve në fshatin Sfeçël të Podujevës, transmeton “Zeri.info”.

“15 vende të reja pune dhe mundësi për qindra fermerë. Me kryetarin e Podujevës, Agim Veliu dhe zyrtarë të BE-së, në ceremoninë inauguruese të objektit për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve në fshatin Sfeçël të Podujevës. Me këtë qendër grumbullimi forcohet edhe më tej zhvillimi i agro-biznesit, forcimi i konkurrueshmërisë në treg rajonal, përmirësimi i cilësisë së prodhimeve dhe nxitet punësimi, aftësimi dhe ndërmarrësia në përgjithësi. Falenderim për Bashkimin Europian, për përkrahje të vazhdueshme për zhvillimin socioekonomik të Kosovës”, ka shkruar Abrashi në facebook.

Image
Image
Image