Dimkiq: Ligji për “Trepçën”, dokument politik

Dimkiq: Ligji për “Trepçën”, dokument politik

Ekonomia tetor 07, 2016 - 08:46

Drejtori i “Trepçës” në veri, Jovan Dimkiq, duke folur në protestën e punëtorëve të enjten, ka kërkuar ndihmën e shtetit të Serbisë për ta luftuar ligjin, ndërsa Lista “Srpska” ka paralajmëruar një takim të drejtorëve, të Sindikatës dhe të punëtorëve të “Trepçës” me përfaqësuesit e serbëve në Qeveri dhe në Parlamentin e Kosovës, pas të cilit do të dilet me një qëndrim të përbashkët

Punëtorë të “Trepçës” në veri, të prirë nga Sindikata dhe menaxhmenti, kanë protestuar edhe të enjten, duke bllokuar rrugën rajonale Mitrovicë - Rashkë, në Rudare dhe në Leposaviq. Punëtorët, siç ka thënë drejtori i “Trepçës” në veri, Jovan Dimkiq, dhe kryetari i Sindikatës, Dushan Dragoviq, në këtë mënyrë protestojnë kundër Ligjit për “Trepçën”, i cili të premten do të dalë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Punëtorët protestues kanë mbajtur në duar flamuj të Serbisë dhe të “Trepçës”, si dhe parulla në të cilat shkruante: “Ligji nuk do të kalojë” dhe “‘Trepça’ punon, populli jeton”. Protestuesit kanë ftuar të gjithë që t’i mbështesin kërkesat e punëtorëve dhe në këtë mënyrë, siç thonë, “t’i mbrojnë interesat nacionale dhe shtetërore”. Punëtorët kanë thënë se nuk mund ta pranojnë miratimin e ligjit, i cili sipas tyre “do të sjellë deri tek ndërprerja e prodhimit dhe në këtë mënyrë ta rrezikojë ekzistencën e mbi 3000 të punësuarve dhe të familjeve të tyre”..(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)