Punëtorët e ‘Trepçës’ në veri bllokojnë rrugën në Rudare (Foto)

Ekonomia tetor 05, 2016 - 16:19

Rreth 300 punëtorë të “Trepçës” në veri kanë bllokuar rrugën rajonale Mitrovicë – Rashkë, në Rudare të Zveçanit.

Ata janë shprehur të pakënaqur me paralajmërimin për miratimin e projektligjit për “Trepçën”, i cili do të hyjë në rend të ditës së seancës së të premtes. Punëtorët serbë të “Trepçës” janë mbledhur, siç thuhet spontanisht në Rudare, ndërsa mbanin në duar flamuj të Serbisë dhe të minatorëve, ndërsa atyre u prijnë anëtar të menaxhmenti të kombinatit “Trepça”, drejtues të Sindikatës së Pavarur, si dhe kryetarët e organeve të përkohshme të Mitrovicës dhe Zveçanit, Aleksandër Spiriq, përkatësisht Ivan Teodosijeviq, raporton “Zeri.info”.

Punëtorët e “Trepçës” në veri kanë thënë se, nuk do  ta pranojnë ligjin, i cili sipas tyre do të sjellë deri tek ndërprerja e prodhimit dhe në këtë mënyrë do ta rrezikojë ekzistencën e punëtorëve dhe familjeve të tyre. 

Ata kanë shfaqur frikën dhe pezmin e mbi 3 mijë të punësuarve në kombinatin “Trepça” në veri për prjektligjin, që në ndërkohë është miatuar nga Qeveria e Kosovës.

Në anën tjetër, nëpërmes të një komunikate për medie, Sindikata e “Trepçës” në veri, si dhe menaxhmenti i kombinatit kanë propozuar që çështja e “Trepçës” të zgjidhet nëpërmes të dialogut në Bruksel, raporton “Zeri.info”.

“Frika është e kuptueshme, sepse punëtorët, edhe serbë edhe shqiptarë, nga përvojat historike mirë e dinë se gjithmonë kanë qenë viktimë sa herë që ‘Trepça’ ka qenë në fokus të konflikteve politike dhe manipulimeve. Kompania, e cila gjithmonë, e sidomos tani në këtë periudhë, është subjekti më i madh ekonomik dhe i cili me aktivitetet prodhuese mundëson ekzistencën e pjesës dërmuese të popullatës serbe, para së gjithashtu të asaj në veri të Kosovës, po tentohet, pa asnjë bazë juridike të sillet nën kompetenca të Qeverisë së Kosovës, e më këtë ta sjell në pozitë krejtësisht të varur”, thuhet në një deklaratë të sindikalistëve dhe menaxhmenti i kombinatit “Trepça” në veri, raporton “Zeri.info”. 

 

Image