Veseli e nënshkruan dhe procedon projektligjin për Trepçën (Dokument)

Veseli e nënshkruan dhe procedon projektligjin për Trepçën (Dokument)

Ekonomia tetor 05, 2016 - 15:50

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nënshkruar sot gjatë ditës shkresën për projektligjin për Trepçën dhe ia ka shpërndarë atë menjëherë deputetëve për ta lexuar materialin për seancën e së premtes, ku pritet edhe votimi në lexim të parë i projektligjit për gjigantin metalurgjik Trepça.

Sipas draftit final të projektligjit për Trepçën, ky gjigant do të mbetet pronë e Kosovës ndërsa më të zhvillimin e saj do të vendosin institucionet e shtetit.

Mësohet se projektligji për Trepçën është finalizuar nga zyra e kryeparlamentarit Veseli një ditë para se ky i fundit ta vizitojë gjigantin metalurgjik dhe të ndajë me minatorët lajmin se Trepça do të shndërrohet nga ndërmarrje shoqërore në ndërmarrje publike, raporton "Zeri.info".

Dy ditë pas konfirmimit të Veselit në Kryesi se ligji për Trepçën do të miratohet të premten, Qeveria e Kosovës sot ka miratuar draftin final dhe e ka proceduar për miratim në Kuvend.

“Zeri.info”, ka siguruar edhe shkresën të cilën Veseli ua ka shpërndarë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. 

Image