Selimi: 'Sfidat e Mijëvjeçarit' – investimet në energji, ambient dhe shëndetësi (Video)
Ekonomia
September 25, 2016 - 21:22
Pranimi i Kosovës në programin Kompakt të Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit, tregon për mbështetjen e qeverisë amerikane ndaj forcimit të ekonomisë së Kosovës, thotë koordinatori kombëtar i kësaj korporate në Qeverinë e Kosovës, Petrit Selimi.
Selimi ka folur për Zërin e Amerikës për pengesat e evidentuara, që kufizojnë investimet në Kosovë.
Ai ka bërë të ditur se po hartohen plane për t’u fokusuar në sektorët që do t’i sjellin më shumë të ardhura shoqërisë kosovare.
"Sfida e Mijëvjeçarit do t’i fokusojë investimet në energji, ambient dhe shëndetësi", ka thënë Selimi.