Qeveria i jep mbi një milion për sëmundjen e gjedhave
Ekonomia
August 25, 2016 - 11:25
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar propozim – vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve gungore të lëkurës së gjedhit, njofton Klan Kosova.
Mjetet financiare që janë ndarë për këtë çështje janë mbi 1 milion.
Me këtë rast, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka thënë se në këtë fond janë paraparë edhe mjetet për kompensimin e fermerëve për gjedhët e humbura.
Nga kjo semundje janë prekur 156 ferma si dhe 2609 gjedhë.