26 vjet nga beteja e Zhegocit

26 vjet nga beteja e Zhegocit

Dosier April 15, 2025 - 08:44

Në agun e 15 prillit 1999 forcat serbe ia mësynë Zhegocit me një arsenal të paparë ndonjëherë.

Ishte ora 05:30 minuta kur kolona të shumta ushtarësh dhe arsenal i shumtë ushtarak serb rrethuan fshatin nga të gjitha drejtimet.

Në përleshjen mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave armike për disa orë, në altarin e lirisë ranë tetë ushtarë të UÇK-së dhe 18 civilë.

Po të njëjtën ditë në fshatin Sllovi nga dora e armikut serb u vranë 49 civilë të pafajshëm shqiptarë.