21 vjet nga trazirat e marsit
Foto: Zëri

21 vjet nga trazirat e marsit

Dosier March 17, 2025 - 08:42

Më 17 mars 2004 filluan protestat që më vonë do të përmenden si “Trazirat e marsit”. Ato zgjatën dy ditë, e gjatë tyre u vranë 19 civilë, nga të cilët 11 shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa u lënduan mbi 900 persona, kryesisht shqiptarë.

Image

Trazirat shpërthyen pas njoftimeve se në lumin Ibër ishin mbytur dy fëmijë shqiptarë si pasojë e dhunës së serbëve, ndërsa shkaku i kësaj tragjedie asnjëherë nuk u sqarua plotësisht.

Image

Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona, po atë natë treguan para kamerave se ishin ndjekur nga serbët dhe se ata ishin duke ikur, kur disa nga bashkëmoshatarët e tyre u mbytën në lumë. Të nesërmen, më 17 mars filluan protestat në shumë qytete të Kosovës, që shumë shpejt përshkallëzuan në dhunë.

Image

Këto trazira zgjuan nga gjumi shumë vendimmarrës. Të gjithë e kuptuan se shumë pak në Kosovë mund të përmirësohet pa zgjidhjen e statusit përfundimtar.

Image

Sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, i dha detyrën norvegjezit, Kai Eide, për hartimin e një raporti që do të pasqyronte situatën në Kosovë. Eide mori këtë detyrë shumë seriozisht dhe pas shumë vizitave në Kosovë dhe Ballkan, takoi përfaqësues të të gjitha partive, komuniteteve, feve etje. Në tetor 2005 dorëzoi raportin e porositur.

Image

Edhe pse Eide në këtë raport e vë gishtin në shumë gjëra që mund të përmirësohen, rekomandon se koha ka ardhur për fillimin e bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës.

Image

Disa ditë më vonë të njëjtin rekomandim për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e bën edhe Kofi Annan.

Image

Më 17 shkurt 2008, bazuar në këtë propozim, Kosova shpallet shtet i pavarur dhe sovran. Kushtetuta e Kosovës që i jep asaj të gjitha kompetencat e shtetit, hyn në fuqi me 15 qershor 2008.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image