27 vjet nga protestat studentore, revolucioni i ndryshimit
Dosier
October 01, 2024 - 09:09
Sot u mbushën 27 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore, që u mbajtën më 1 tetor 1997.
Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Sllobodan Millosheviqit në fillim të viteve të ’90.
Përpos masave të dhunshme që regjimi kishte vendosur vite më parë në Universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi planprogramin serb për mësim.
Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe.
Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve.