Cila ishte porosia e fundit që la komandant “Kumanova”?
Sot janë bërë 26 vjet nga rënia heroike e Ismet Jasharit, të njohur ndryshe edhe si komandant Kumanova. Ky i fundit kishte lënë Zvicrën në vitin 1998, për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës për liri. Nipi i heroit, Nderimi, tregon për porositë e fundit që ua la Ismet Jashari dhe për momentin kur në Kumanovë arriti lajmin për rënien e heroit.
Më prejardhje ishte nga Orizarja e Kumanovës. E më këtë nofkë më vonë do ta njihnin edhe shokët e luftës.
Është ky komandanti i UÇK-së, Ismet Jashari, i njohur si Komandant Kumanova.
Djali më i vogël i shtëpisë, fillimisht u detyrua ta marrë rrugën e mërgimit.
Në vitin 1989 ai largohet përfundimisht nga shtëpia dhe kthehet në vitin 1997, diku në fund të marsit dhe arrestohet menjëherë dhe mbahet 24 orë në bisedë informative nga shërbimi maqedon. Pastaj qëndron në shtëpi dhjetë ditë dhe kthehet në Zvicër”, thotë Nderim Jashari, nipi i komandant Kumanovës
E pikërisht në këtë vit, Ismet Jashari, ra në kontakt me Fatmir Limajn.
Ndërsa në Kosovë, do të hynte menjëherë pas sulmit serb mbi familjen Jashari në Prekaz.
Komandant Kumanova shumë shpejt, do të bëhej një prej figurave më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Së bashku me Famir Limajn, e formuan njësinë “Çeliku” në Kleçkë.
E pamjet nga ky betim, do të mbeten nga momentet më ikonike të luftës për çlirim.
Nipi i komandant Kumanovës, Nderimi, atëherë 16 vjeçar, e mban në mend edhe porosinë e axhës në takimet e fundit.
“Ka qenë mësoni sa më shumë, shkollohuni, mësoni sa më shumë, sepse ne ishim të ri në atë kohë dhe thoshte që vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë diçka. Të shkollohemi, të emancipohemi, të jemi të vyeshëm për rrethim dhe shoqërinë”, thotë ai për Teve1.
Ismet Jashari udhëhoqi me sukses shumë beteja të UÇK-s kundër forcave serbe.
Njëra ndër to ishte edhe ky aksion në Duhël të Suharekës, kur me predhën e fundit e qëlloi cakun.
Komandant Kumanova, heroikisht ra me 25 gusht të vitit 1998, gjatë një beteje me forcat serbe në Luzhnicë të Suharekës.
E lajmi për rënien në Kumanovë arriti vetëm pas disa muajve.
“Kemi qenë duke i dëgjuar lajmet e RTSH-së. Shokët e kishin autorizuar dikë, një shok prej Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, mirëpo ai nuk e kish pasur guximin me ardh tek shtëpia më na i përcjell lajmin, nuk ka dashur të jetë njeriu i parë që e jep këtë lajm, e ne e morëm lajmin prej televizionit shqiptar. Në atë kohë ishte bërë varrimi i pesë dëshmorëve, në mesin e tyre kishte qenë edhe Ismeti”, tregon Nderimi.
Ndryshe, pas rënies së tij, Brigada 121 e Zonës Operative të Pashtrikut u emërua Ismet Jashari – Kumanova.
E njëjtë veproi edhe Brigada 113, e cila veproi në rrethinën e Likovës e Kumanovës, gjatë luftës së vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut.