14 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës
Dosier
July 22, 2024 - 08:45
Sot u mbushën 14 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Me 10 vota pro dhe 4 kundër, anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Vendimi ishte lexuar nga presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada.
Kosova shpalli pavarësinë më 17 Shkurt të vitit 2008.