Si ka lindur muaji i mjaltit, kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Si ka lindur muaji i mjaltit, kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Dosier May 03, 2024 - 21:52

”Pse në gjuhën angleze kumbarën e quajnë "Best men", cila martesë kishte më së shumti ftesa dhe sa të ftuar ishin, por edhe kur dhe kush ishte i pari që e solli fustanin e bardhë të nusërisë.

1. Para 4000 vjetësh ishte bërë praktikë gjerësisht e pranueshme në Babiloni që një muaj pas martesës babai i nuses ta dehte dhëndrin me një birrë në atë kohë shumë të popullarizuar nga mjalti. Duke pasur parasysh se ata e kishin një kalendar hënor, ky muaj është quajtur muaj mjalti, ose siç e quajmë ne tani, muaji i mjaltit…

2. Anglezët e quajnë kumbarën “Best man” (njeriu më i mirë), ndërsa kjo shprehje u shfaq në periudhën kur skocezët i kidnaponin gratë e tyre të ardhshme. Një mik i dhëndrit, i cili gjatë kidnapimit dallohej si më i miri, quhej “best man” ose njeriu më i mirë, ndonëse tradita thuhet se rrjedh qysh nga Gotët e vjetër.

3. Rreth vitit 1500, numri më i madh i martesave bëhej në qershor, sepse larja bëhej në maj dhe njerëzit deri në qershor ende mbanin erë të mirë. Megjithatë, në rast se dikush fillonte të kundërmonte, nusja në duart e saj e mbante një buqetë me lule, që të dominonte era e bukur.

4. Unaza e fejesës dhe unaza e martesës – barteshin në gishtin e unazës, sepse besohej se vena nga ai gisht shkon drejt e në zemër. Kjo venë quhej vena e dashurisë.

5. Fustanin e parë të bardhë të nusërisë e kishte veshur princesha Victoria në vitin 1840. Më parë, nuset e vishnin fustanin më të bukur që e kishin.

6. Tek shumë popuj ekziston një besim se në qoftë se dhëndrit i bie unaza gjatë ceremonisë së dasmës, martesa do të jetë e mallkuar.

7. Shumë popuj besojnë se nusja do të jetë më e lumtur në qoftë se vesh këpucë të vjetra.

8. Martesa me numrin më të madh të të ftuarve ishte martesa hebraike në Jerusalem në vitin 1993, në të cilën morën pjesë 30.000 njerëz.

9. Nuset në Suedi e vendosnin një monedhë argjendi nga babai në njërën këpucë dhe një monedhë ari nga nëna në këpucën tjetër, që prindërit të siguroheshin se ajo kurrë nuk do të mbetej pa para.

10. Në Finlandë nuset shkonin derë më derë me një thes të zbrazët, në të cilin vendoseshin dhuratat, ndërsa me të shkonte gjithmonë mashkulli më gjatë i martuar, i cili e përfaqësonte jetëgjatësinë e martesës.

Image