Rrëfimi prekës i të mbijetuarit nga sulmi në Prekaz në vitin 1998 [Video]

Rrëfimi prekës i të mbijetuarit nga sulmi në Prekaz në vitin 1998 [Video]

Dosier March 05, 2024 - 15:36

Vetëm pak ditë pas sulmit në Prekaz, mediat e huaja e kishin intervistuar një të ri shqiptar, i cili i kishte mbijetuar sulmit treditor mbi familjen Jashari.

Riad Jashari, i cili në atë kohë ishte 16 vjeç, ka rrëfyer për mediat e huaja tmerrin që kishin përjetuar bashkë me familjen e tij, gjatë atyre tri ditëve, shkruan Magazina.al.

Riadi ishte i vetmi i shpëtuar në familjen e tij, pasi të gjithë të tjerët ishin vrarë gjatë sulmit të ushtrisë serbe.

Ai ka rrëfyer se si në fillim forcat serbe kishin nisur sulmin drejt shtëpive të Jasharëve me artileri të rëndë, ndërsa më pas familjarët e tij i kishin vrarë pasi ushtria mbërriti në shtëpinë e tyre ku ishin mbledhur bashkë me kushërinjtë e tij.

Riadi i kishte shpëtuar masakrës por ishte plagosur me katër plumba, ai po shërohej në një vend, ku mediat nuk e kishin zbuluar nga frika se policia serbe mund të vinte tek ai.

Më poshtë mund ta dëgjoni rrëfimin e Riad Jasharit vetëm pak ditë pas sulmit: