35 vjet nga greva e minatorëve të “Trepçës”

35 vjet nga greva e minatorëve të “Trepçës”

Dosier February 20, 2024 - 08:33

Sot është 35-vjetori i grevës së minatorëve të “Trepçës”.

Përmes grevës, e cila zgjati tetë ditë, minatorët kërkuan të drejtat kushtetuese dhe protestuan kundër revokimit të autonomisë së Kosovës të garantuar sipas Kushtetutës së vitit 1974 të Jugosllavisë Socialiste.

Kultura e punës së minatorëve ka qenë esenciale përbrenda ideologjisë së socializmit jugosllav. Meqenëse miniera përfaqësonte një dimension të rëndësishëm për ekonominë e vendit, kur minatorët u përcaktuan për grevë urie, jeta ekonomike gati se u mbyll në tërësi.

Në grevë atë kohë ishin 1 mijë 300 minatorë, të cilët për qëllim kishin mbrojtjen e autonomisë së Kosovës.