Dera Nr. 17 – banesa në Prishtinë që shërbeu si Shtabi i Parë i UÇK-së në vitin 1994

Dera Nr. 17 – banesa në Prishtinë që shërbeu si Shtabi i Parë i UÇK-së në vitin 1994

Dosier February 17, 2024 - 11:48

Në një banesë në Prishtinë, në katin e katërt, në derën numër 17, në vitin 1994 ishte themeluar shtabi i parë qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Atëherë kur pak veta dinin për UÇK-në aty mblidheshin udhëheqësit e saj.

Nait Hasani ishte njeriu që e drejtonte këtë shtab.

Banesa ishte lëshuar nga një person i quajtur Selman Selmani nga qyteti i Vitisë.Aty shtabi qëndroi për tre vjet, deri në vitin 1997, kur edhe filloi lufta e hapur.